Nations League/ Provë force për Shqipërinë, goglat rezervojnë kundërshtarët, nuk mungojnë përplasjet e mëdha

Me objektivin e vetëm suksesin dhe ngjitjen sa më lart të jetë e mundur, Shqipëria mëson rivalët  në Paris në orën 18:00, për edicionin e ri të UEFA Nations League 2024-2025. Kuqezinjtë janë të pozicionuar në Ligën B, në vazon e 3-të, ashtu sikur edhe Sllovenia, Irlanda dhe Mali i Zi.

Natyrisht, frika më e madhe është te vazo e parë, e cila rezervon kundërshtarë mjaft të vështirë. Njëra prej Austrisë, Ccekië, Anglisë ose Uellsit do të përballet me ekipin e Sylvinhos.

Kundërshtarë të pranueshëm në vazon e dytë, teksa gjenden: Finlanda, Ukraina, Islanda dhe Norvegjia. Në vazon e katërt do “peshkojmë” njëren nga Gjeorgjia, Greqia, Turqia dhe Kazakistani. Ndeshja e parë është programuar me 5-7 shtator, ndërsa e gjashtë është 17-19 nëntor.

Ky sezon i Nations League vjen me risi. Deri më tani në turneun final shkonin vetëm fituesit e grupeve të ligës A dhe nga ky sezon do të mbahet faza me eliminim direkt, në të cilën shkojnë dy skuadrat e para nga secili grup.

Nations League shihet si një mundësi e mirë për shumë Kombëtare për të treguar veten dhe për të njohur rritje si Përfaqësuese në nivel ndërkombëtar. Synimi i Shqipërisë është fitimi i Ligës, për të kaluar më pas në Ligën A.

Ligat dhe vazot

Liga A

LIGA A
Grupi A1: 
Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci

Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael

Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnjë Hercegovinë

Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbi

Liga B

Grupi B1: Çeki, Ukrainë, Shqipëri, Gjeorgji


Grupi B2: 
Angli, Finlandë, Irlandë, Greqi


Grupi B3: 
Austri, Norvegji, Slloveni, Kazakistan


Grupi B4: 
Uells, Islandë, Mali i Zi, Turqi

Liga C

Grupi C1: Suedia, Azerbajxhani, Sllovakia, Estonia.

Grupi C2: Rumania, Kosova, Qipro, Lituani/Gjibraltar.

Grupi C3: Luksemburgu, Bullgaria, Irlanda e Veriut,

Grupi C4: Armenia, Ishujt Faroe

Liga D

Vazo 1: Lituani/Gjibraltar*, Moldavi

Vazo 2: Maltë, Andorra, San Marino, Lihtenshtajni

Grupi 1: Lituani/Gjibraltar, San Marino, Lihtenjshtejn
Grupi 2: Moldavi, Malta, Andorra

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×