U përdorën tre kallashnikovë, detaje të tjera nga atentati në Shkodër. Si reaguan të plagosurit në momentin e të shtënave, duke arritur të…

Të paktën 30 plumba janë qëlluar në vendin e atentatit në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku mbetën të plagosur një student i Akademisë së Policisë dhe Kunati i tij ndërsa shënjestër dyshohet të jetë ky i fundit.

Pavarësisht breshërisë së plumbave, të plagosurit kanë marrë nga dy plagë secili dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Shkodrës.

Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë. Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete ndërsa mendohet se janë përdorur tre automatikë kallashnikov.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×