E ardhmja e Dayot Upamecano mund të jetë larg Bayern Munchen. Mbrojtësi francez ka pasur disa ulje-ngritje këtë vit dhe për këtë arsye kanë filluar të përhapen zërat për lamtumirën e tij në fund të sezonit.
Megjithatë, sipas fjalëve të njerëzve të afërt të lojtarit, ende nuk është vendosur asgjë. Klubet e Premierligës e pëlqejnë shumë futbollistin por një vendim do të merret vetëm kur të jetë e qartë se kush do të ulet në pankinën e Bayern Munichut sezonin e ardhshëm. Upamecano ka luajtur 19 ndeshje këtë sezon, ku ka realizuar 1 gol. Për të, ky është sezoni i 3-të me kampionët e Gjermanisë.
(J.S/)