Bonuset e UEFA-s/ 189 mijë euro për pesë klube të Superiores nga lojtarët në Kombëtare, ja shtetet që përfitojnë më shumë

Në kongresin e djeshëm të UEFA-s janë miratuar edhe pasqyrat financiare për sezonin 2020-2021 dhe buxhetin financiar për vitin 2022- 2023. Në raportin e publikuar nga UEFA janë pasqyruar edhe përfitimet e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore nga lojtarët e grumbulluar me Kombëtaren në sezonet 2018-2020.

Skuadra-kombetare-ne-nje-seance-stervitore

Pa dyshim futbolli shqiptar përfiton shuma modeste nga lojtarët në Kombëtare, pasi dihet se lista është mbipopulluar me legjionarë. Sipas pasqyrës në raportin e miratuar del se pesë klube të Superiores kanë përfituar nga UEFA një bonus prej 189 mijë eurosh nga lojtarët që kanë pasur në Kombëtare.

Sigurisht Partizani është ekipi që ka përfituar më shumë në këtë periudhë, pasi ka pasur të grumbulluar rregullisht gjatë kësaj periudhe dy titullarë të “demave”, Alban Hoxhën dhe Lorenc Trashin. Po të shikosh pasqyrën përmbledhëse duket qartë se sa e varfër është Kategoria Superiore për sa u përket bonuseve që jep UEFA për lojtarët që përfshihen në Kombëtare.

Shtetet qe perfitojne me shume

Në sezonin e shkuar Partizani ka arritur të përfitojë edhe nga grumbullimi i Ferhan Hasanit nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut, që mori pjesë në finalet e Kampionatit Europian. Kategoria Superiore renditet e gjashta nga fundi nga bonusi që jep UEFA për lojtarët e angazhuar në kombëtare. Bie në sy që fundi i përket Irlandës së Veriut, Kosovës dhe Republikës së Irlandës, që lojtarë e kampionatit vendës kanë pak hapësira, pasi yjet i luajnë jashtë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×