
Mauro Icardi mund të rikthehet në Itali, por jo te Interi. Thashethemet për qendërsulmuesin argjentinas të Galatasaray për një kalim te Juventus kanë qarkulluar prej muajsh dhe në orët e fundit, një fotografi e postuar nga partnerja Wanda Nara ka bërë bujë në rrjetet sociale. Nara, siç shihet, mban veshur xhupin e Juventusit.
Kaq ka mjaftuar që tifozët në rrjetet sociale të vërshojnë me komente. Gjithsesi, nëse është thjeshtë rastësi apo ka diçka konkrete, na duhet të presim verën.
(J.S/)
and then