Pochettino motivon Chelsea: Dëshiroj skuadër konkuruese, pritshmëritë janë shumë të larta në Premier League

Chelsea është një nga klubet e Premier League që i beson shumë të rinjve. Pikërisht për këtë temë ka folur trajneri i Bluve të Londrës, Pochettino, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Manchester United.

“Nuk është justifikim të jesh i ri dhe pa përvojë. Fatkeqësisht, këtu nuk ka shumë kohë për t’u përmirësuar, sepse pritshmëritë janë shumë të larta në Premier League. Veçanërisht nga klubi ynë. Duhet të luajmë më mirë, të jemi më energjikë dhe të tregojmë se mund të jemi më konkurrues si skuadër. Nuk mjafton të jemi një skuadër spektakli që luan për t’u argëtuar, duhet të jemi konkurrues”, – tha trajneri.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×