Më i kërkuar në Evropë, zbulohet klauzola e Alonsos, tre ekipet “big” qëndrojnë në “dritare”

Xabi Alonso i premtoi besnikëri Bayer Leverkusen, të paktën edhe për sezonin e ardhshëm, por tekniku spanjoll nuk pritet të qëndrojë më gjatë në krye të “aspirinave”. Mediat angleze kanë zbuluar detaje nga kontrata e tij me Leverkusen, mbi të gjitha kanë zbuluar një klauzolë që e lejon të largohet në fund të sezonit të ardhshëm.

Alonso Xabi
Alonso Xabi

Alosno ka një kontratë me Leverkusen deri në qershor 2026, por në 2025 trajneri mund të largohet nëse ndonjë klub paguan 15 milionë euro. Kjo është një shifër e rëndësishme, por dhe e drejtë për një nga trajnerët më të përfolur në qarkullim, një trajner që i dha fund dominimit të Bayern Munich, ndërsa janë në garë me kohë të plotë në të tre frontet.

Xabi Alonso
Xabi Alonso

Gjithnjë sipas Sunday Mirror: Bayern Munich, Liverpool dhe Real Madrid mund të vijojnë negociatat për të joshur Alonson, por për Bayern dhe Liverpool diskutimi është pak më ndryshe pasi këto dy klube nuk e kanë luksin të sakrifikojnë një vit për të pritur Alonson. Kjo duket më shumë një klauzolë pro Real, pasi këtë vit, në 2025, pritet që Carlo Ancelotti të largohet nga Madridi. Në fakt, sipas mediave, edhe dëshira e vetë Alonso-s kjo është, të drejtojë Real Madrid.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×