Klop: Fabinjo humbet Çelsin, por ka shanse për finalen e Champions-it me Realin

Jyrgen Klop konfirmoi mungesën e Fabinjos në finalen e Kupës FA nesër kundër Çelsit në “Wembley”.

KLOP 1

Mesfushori brazilian pësoi një tërheqje muskulore në këmbën e majtë në ndeshjen me Aston Vilën të martën, por dëmtimi nuk është aq serioz sipas teknikut gjerman për ta përjashtuar edhe nga finalja e Champions-it kundër Realit më 28 maj.

Fabinjo është një nga lojtarët më të besuar të Klopit, por vendin e tij në skuadrën e Liverpulit pritet ta zërë kapiteni Henderson. “Ka një shans të mirë që ai të jetë në finalen kundër Realit.

Por ne mund t’ia dalim. Ta kishim atë do të bënte një diferencë, por jemi në rregull. Janë gjëra normale që ndodhin. Kemi pak lojtarë në dispozicion.

Henderson e zëvendësoi dhe luajti shumë mirë. Ai ka bërë super ndeshje këtë sezon në rolin e numrit 6, kështu që nuk është një problem”, konfirmoi trajneri gjerman.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×