Evan Ndicka mund të luajë futboll. Këto janë përgjigjet përfundimtare të analizave të bëra për lojtarin e Romës, i cili ra në fushë papritur në ndeshjen ndaj Udineses. Fillimisht, u dyshua për probleme kardiake, por pas kontrollove të kryera, u mësua se lojtari gëzon shëndet të plotë.
(J.S/)