FOTO/ Shpejtësia dhe lagështia në rrugë, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se sipas informacioneve nga policia mësohet se në aksident janë përfshirë një furgon dhe një mjet tip Opel.

Aksidenti ka regjistruar vetëm dëme materiale, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti të ketë ndodhur nga shpejtësia dhe lagështia si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×