Ish-trajneri i Tiranës analizon titullin në Serinë A: Ndeshja e të dielës, pengesa e vetme e Milanit

Nga viti 2004 deri në 2006-ën luajti për Interin thuajse 50 herë duke shënuar edhe një gol. Tri vite më parë fitoi Superkupën e Shqipërisë me Tiranën të cilën e nxori edhe nga “bataku” i Kategorisë së Parë, teksa tani është në rolin e opinionistit.

zemaria

Ze Maria ka marrë përsipër të bëjë analizën e luftës së titullit në Serinë A.

“Ndeshja e së dielës është e vetmja pengesë që ka mbetur për kuqezinjtë pasi Atalanta po lufton për Europën dhe i duhen dy fitore për t’u kualifikuar. Në të njëjtën kohë, Kaljari, kundërshtari i Interit në kampionat, po lufton për të mos rënë nga kategoria.

Nuk janë ndeshje të lehta dhe mund të vendosin në mënyrë të pakthyeshme fatin e kampionatit”, ka deklaruar braziliani për “Sportmediaset”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×