Erjola krahason historinë e Romeos me Heidin, me Donaldin dhe Beatriksën, ja si reagon çifti

Gjatë debatit mes Romeos dhe banorëve për sjelljen e tij të ftohtë ndaj Heidit dhe faktin që nuk qëndroi pranë saj kur Vëllai i Madh i ofroi një suitë për të kaluar momente intime, Erjola tregon këndvështrimin e saj.

Sipas saj “kjo histori po përsëritet dhe e krahason me marrëdhënien Donaldi-Beatrix” në edicionin e parë të BBV3.

Erjola: Jemi ne që e kemi suportuar tek puthja e parë, ne suportojmë apo diskutojmë çfarë shohim. Unë jam një nga personat. Historia po përsëritet, po bën një lojë fiktive me këtë vajzë. Po më duket diçka e parë në edicionet e kaluara.

Romeo: Më vdekshin robtë nuk e di për kë e ke fjalën.

Erjla: E kam fjalën për edicionin e parë, historinë me Donaldi dhe Beatrix.

Romeo: Çfarë lidhje ka kjo? Nuk është normale, ja në terezi. Çfarë lidhje ke që më krahason me edicionet e tjera?

Ledjoni: Më duket krahasim i pavend.

Erjola: Zgjodhe të mos kaloje momente intime me vajzën.

Meritoni: Unë shoh një situatë ku të gjithë po përpiqen të përfitojnë. S’është normale që Egla i thotë Heidit, po të isha unë do kisha dalë. Provokimi i Julit ishte i qëllimshëm.

Graciano: Nuk kam dashur ta përdor kundër çiftit. Shikoj Heidin që ishte e vetmuar dhe jam munduar pa të keq për t’i dhënë sinjalin, për t’i thënë hajde. Po të isha tendencioz nuk çohesha për t’ju bërë mëngjes.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×