Lejuan ndërtimin e një objekti pa leje në Patok, Gjykata e Lezhës vendim për masën e sigurisë për drejtorin e IMT dhe inspektorët

Drejtori i IVMT në Bashkinë Kurbin Jetmir Mzhika dhe ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini janë njohur sot me  rivlerësimin e masës së sigurisë të dhëne në mungese ndaj tyre.

Gazetari Elidon Ndreka raporton për se Gjykata e Lezhës ka lënë në fuqi masat për drejtorin e IVMT Kurbin dhe ish drejtorin e IKMT Lezhë.

Pra, për drejtorin e IVMT Jetmir Mzhika u vendos masa”Arrest me burg”, ndërkohë për ish-drejtorin e IKMT Lezhe Flori Gjini u la në fuqi masa “Arrest shtëpie”.

Në gjykatë janë paraqitur dhe tre inspektoret e IVMT të pezulluar nga detyra të cilët kërkojnë rikthimin në punë.

Ata janë vënë nën akuzë për veprën penale shpërdorim detyre, pasi kanë lejuar ndërtimin e një objekti pa leje në Patok.

Po ashtu është lënë në fuqi pezullimi i inspektoreve.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×