“Topçinjtë” kërkojnë një “bomber”, Arsenal bën “pazar” në Serie A, gati dhurata e madhe për Artetan

Jo vetëm çështja e trajnerit të ri, Juve duhet të kujdeset edhe për të ardhmen e disa titullarëve të rëndësishëm, lojtarë si Vlahovic e Chiesa të cilët kërkohen në tregun e transferimeve. Sulmuesi serb vijon të ketë shumë admirues, mbi të gjitha në Premier League, ku shumë klube e shohin si një opsion cilësor për repartin ofensivë. Sipas TuttoSport: Vlahovic ka përfunduar në radarët e Arsenal.

“Topçinjtë” kërkojnë të riformatojnë edhe një herë repartin sulmues, ndërsa “bomberi” serb konsiderohet lojtari ideal për t’i besuar majën e sulmit.

Vlahovic
Vlahovic

Vlahovic këtë periudhë ka negociuar me drejtuesit e Juves për të rinovuar kontratën e tij aktuale, por “Zonja e Vjetër” është e hapur për të dëgjuar ofertën e Arsenal.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×