“Klithmat e mia nuk kanë faj që ti je pervers, po provokon një grua”/ Me kë u kap Meritoni

Debatet mes Meriton Mjekiqit dhe Egla Cenos nuk kanë fund brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”. Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmjes së djeshme, ata janë përfshirë në një debat të ashpër me njëri-tjetrin.

Egla vazhdon me akuzat ndaj Meritonit duke i thënë ‘je një mashkull pervers’ dhe ‘po provokon një grua’.

Nga ana tjetër, moderatori i thotë aktores që ‘klithmat të shkojë e ti bëjë diku tjetër’. Pastaj shtoi se ndihet keq nga fjalët e saj por mori si kundërpërgjigje ‘as nuk më plas fare’.

Pjesë nga debati:

Meritoni: Të paktën respekto ambientin. Se të kuptova unë ty që nuk e respekton mysafirin

Egla: Klithmat e mia nuk kanë faj se ti je pervers. Se unë veshi minifund, nuk do të thotë se po të provokoj.

Meritoni: Shumë bukur

Egla: Se unë klith nuk do të thotë që po të provokoj ty

Meritoni: Unë ndihem keq

Egla: Ti je një mashkull pervers, as nuk më plas fare

Meritoni: Unë ndihem keq, se përndjekjes më ke bërë… Klithmat shko e bëj tjetër kund dashuri

Egla: Je pervers dhe je një mashkull që po provokon një grua. Po të paralajmëroj

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×