Lady Gaga në rolin e Harley Quinn në vazhdimin e filmit “Joker”?

lady-780x439-3

Lady Gaga mund të jetë Harley Quinn e ardhshme…

“Hollywood Reporter” shkruan se ajo është në bisedime për t’iu bashkuar yjeve të tjerë për vazhdimin e “Joker” të regjisorit Todd Phillips. Këngëtarja është në garë për ta portretizuar ish-psikiatren, e cila në filmat e deritanishëm ka qenë ndihmësja e Jokerit, por edhe si e dashura e tij.

Në filmin “Suice Squad” rolin e Harley e ka luajtur aktorja Margot Robbie, ndërsa ai version ishte edhe figura qendrore në filmin me superheronj, “Birds of Prey”. Ende nuk janë zbuluar detajet e vazhdimit të “Joker”, por Joaquin Phoenix pritet të kthehet në rolin e protagonistit kryesor, ndërsa është thënë se zhanri i filmit të ri do të jetë musical.

Regjisori Todd Phillips zbuloi se nëntitulli i filmit është “Folie à Deux” – një referencë për një sindromë psikiatrike në të cilën dy njerëz ndajnë një iluzion, i cili mund t’i referohet Quinnit.

Rolet e Lady Gaga në projektet filmike deri më tani kanë rezultuar shumë të suksesshme. Për filmin “A Star Is Born” me Bradley Cooper, ajo u nominua për çmimin Oscar për ‘Aktoren më të mirë’, ndërsa në të njëjtën kategori konkurroi për BAFTA dhe Golden Globe për filmin “House of Gucci”.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×