Tekniku i Egnatias, Edlir Tetova dha mendimin e tij pas humbjes 0-3 me Tiranën.
“Nuk të vjen mirë për rezultatin. Na duhet mobilizim. Është e vërtetë që lamë 3-4 lojtarë pushim, por duhet të ishim më mirë në organizmin e ndeshjes. Nuk kam preferencë në short, janë ndeshje finale. Janë ndeshje të forta. Kushdo ekip të jetë, do të jetë ndeshje finale. Rrotacioni ishte vetëm për të pushuar lojtarët. Nuk jam dakort që tempi të bjerë. Na duhet vazhdimësi. Tani do të fokusohemi te Kupa. Në pjesën e maratonës kemi dalë të parët. Tani kërkoj Kupën që të bëhet e dyta dhe pastaj kampionatin që të bëhen tre. A i pres tifozët e Tiranës në finale? Pse jo? Një support më tepër do të ishte” – tha ai.