Ngjitjet në paralele dhe jeta sportive/ “Monika, një nga nxitëset për palestrën”, Meta: Ja mesazhet që dua të jap

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shfaqur në një intervistë ndryshe në emisionin “FitStation” në News24, këtë herë jo nga zyra, por nga ambientet e palestrës.

Meta u shpreh se me aktivitetet sportive të cilat i ka reklamuar gjerësisht muajt e fundit ai dëshiron të japë mesazhin për mbrojtjen e shëndetit përmes sportit.

Ai zbuloi po ashtu se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi ka qenë një nga nxitëset që ai të futej në palestër.

“Me aktivitetet e mia sportive kam dashur te jap mesazhin për mbrojtjen e shëndetit nëpërmjet sportit Garat na ndihmojnë te gjithëve. Pa stërvitje dhe pa djersitje nuk ka arritje. Monika ka qene një nga nxitëset qe unë te merresha me palestër. Ne duhet t’i motivojmë te rinjtë te merren me sport. Me pëlqen qe shoh shume njerëz qe merren me sport dhe stërviten ne palestër. Po bej gjithçka qe te motivoj te rinjtë te merren me sport”, tha ai.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×