VIDEO/ Zyrtarisht kampion, Al Hilal “mbretëron” në Arabinë Saudite, lë mbrapa Al-Nassr e Ronaldos

Al Hilal “mbretëron” në Arabinë Saudite. Deri më sot titulli ishte thjeshtë një formalitet, ndërsa këtë pasdite ka ardhur edhe zyrtarimi. Matematika i ka dhënë leje Al-Hilalit të festojë që në javën e 31-të, me skuadrën e Jorge Jesus që ka grumbulluar 89 pikë, aktualisht 12-pikë më shumë se Al-Nassr e Ronaldos.

Al Hilal fitoi sot ndaj Al-Hazem me shifrat 4-1, duke e kthyer këtë të shtunë në festë. Kingdom Arena (Riyadh), Mitrovic ishte protagonist me dopietë, ndërsa gol realizoi edhe Milinkovic Savic. Për t’u përmendur një autogol i miqve me Al-Juëaid.

Sezon i mrekullueshëm nga Al Hilal,  skuadër që mbetet e pamposhtur në 31 ndeshje të kampionatit dhe që grumbulloi një seri prej 34 fitoresh radhazi në të gjitha garat, një rekord ky për elitën. Në këtë mbrëmje magjike, në festën pas sfidës, nuk mungoi as Neymar, i dëmtuar që në tetor.

 

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×