Mbappe te Real Madrid, mediat zbulojnë detajet e prezantimit, në krahë të tij do të jetë edhe…Zidane

Kylian Mbappe zyrtarizoi largimin e tij nga PSG në fund të këtij sezoni, ndërsa tani të gjithë presin me padurim prezantimin e tij tek ekipi i ri, më saktë Real Madrid. Nuk ka asnjë dyshim mbi këtë, por mediat kanë zbuluar edhe detaje të tjera në lidhje me këtë transferim të bujshëm.

Asnjë komunikatë nuk do të bëhet zyrtare përpara finales së Champions League, në program për t’u zhvilluar në Wembley më 1 qershor.

Sipas RMC Sport: Mbappe do të behet zyrtare te Real Madrid më 3 qershor, ndërsa për prezantimin e tij duhet pritur akoma më shumë. Sulmuesi francez do të prezantohet me publikun në gusht, në stadiumin e ri “Santiago Bernabeu” përpara 80 mijë tifozëve.

Në krah të tij pritet të jetë edhe Zinedine Zidane.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook