“Respekt për Xavin”, Ancelotti për rinovimet: Mendojmë vetëm finalen e Champions, s’ka diskutime për portën

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, foli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Villarreal.

“Do t’i qasemi si përgatitje për finalen, udhëtuam me të gjithë ekipin dhe e morëm si një ndeshje të rëndësishme për të pasur një ritëm garues. Një qëndrim i mirë dhe dinamizëm ndikon shumë.

Çështja Xavi: “Nuk dua të komentoj për temën Xavi, kam shumë respekt për të, si person dhe si trajner. Ai po bën një punë të shkëlqyer dhe i uroj më të mirat për të ardhmen. ”

Rinovimet e Modric dhe Kroos: “Unë jam gjithmonë optimist, ne mendojmë për finalen, pjesa tjetër është dytësore. Për të ardhmen e tyre do të flasim pas finales”.

Modric dhe roli i tij i ri: “Unë kurrë nuk kam pasur asnjë problem me Modric; para se të jetë një lojtar i nivelit të lartë, një nga më të mirët në botë, ai është edhe më spektakolar si person. Ne kurrë nuk kemi pasur probleme, as nuk do të ne kemi ndonjëherë një të tillë, ne e respektojmë shumë njëri-tjetrin.”

Courtois në finale: “Debati nuk ekziston për mua. Lunin ka pasur një sezon fantastik dhe Courtois po kthehet në atë që ishte para dëmtimit, më i miri në botë”.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×