U lëshuan 50 urdhërarreste, mes tyre policë dhe ish-efektivë/ A u dekonspirua operacioni i SPAK?

Në operacionin e SPAK ku u lëshuan 50 urdhër-arreste, 2 ishin për dy punonjës policie dhe 2 për ish-efektivë të RENEA-s. Asnjë nga këto të katërt nuk u arrestua. Dy punonjësit e Policisë janë Henerigert Mitri dhe Klodian Shahini.

Henerigert Mitri aktualisht mban postin e shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe më datë 17 maj të premten që nisi operacioni për arrestimet, sipas burimeve që disponon News24 Mitri nuk është është paraqitur në punë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, ku për të SPAK kishte lëshuar një urdhërarrest.

Po ashtu edhe Klodian Shahini, i cili aktualisht punonte në sallën operative të Policisë së Dibrës nuk është paraqitur në punë më datë 17 maj, në ditën që po zhvillohej operacioni për arrestimet. News24 mëson se në megaoperacionin e SPAK për arrestimet e personave të shpallur në kërkim, si rrallëherë nuk kanë marrë pjesë Forcat Operacionale.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×