Jo vetëm Mourinho, Besiktas e ka seriozisht, tenton edhe ish-lojtarin e Juventusit

E ardhmja e Angel Di Maria është ende në udhëkryq. Në fund të sezonit, “El Fideo” pritet të largohet nga Benfica dhe në moshën 36-vjeçare duket se dëshiron një eksperiencë të re. Një rikthim te Rosario Central ishte një nga hipotezat, por kur u bë publik lajmi, lojtari u kërcënua nga disa trafikantë droge dhe kështu Di Maria ndryshoi mendje. Destinacioni më i mundshëm, deri më sot, mbetet MLS, aty ku Inter Miami i mikut të tij Messi do të donte ta afronte në Florida.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, në skenë ka dalë emri i Besiktas. Zëvendës-presidenti i klubit turk, Hüseyin Yücel ka pranuar se ka patur kontakte me ish-lojtarin e Juventusit. “Ne jemi në negociata me Ángel Di Maria. Kampionati përfundon në Portugali për dy javë dhe kur të përfundojë ai tha se është i hapur për të gjitha ofertat”, tha ai për Sporx. Për Besiktas flitet se sezonin e ardhshëm do jetë trajner Mourinho.

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×