Locatelli jashtë Euro2024, bashkëshortja i qëndron pranë mesfushorit të Juventusit

Na ndajnë edhe tri javë nga starti i Kampionatit Europian dhe shumica e skuadrave kombëtare kanë publikuar listat e futbollistëve, ku mes tyre ka gëzim por edhe zhgënjime. Mes lojtarëve të mërzitur që nuk do të jenë pjesë e Euro 2024 është edhe Manuel Locatelli, i cili është lënë jashtë liste nga trajneri Luciano Spalletti.

Mesfushori i Juventusit sigurisht që ka mbetur i befasuar dhe do të shikojë axurrët nga divani i shtëpisë të mbrojnë titullin. Por ai do të mund të ngushëllojë veten, pasi në krah do të ketë bukuroshen Thessa Lakovich, i martuar me të më 21 qershor 2022. Një vit më parë në jetë erdhi djali i tyre Theo dhe tashmë kanë të dy më shumë kohë për të kaluar së bashku.

Lakovich pranoi se para se të lidhej me Locatellin nuk shihte futboll. “Në shtëpinë time askush nuk ndiqte futbollin. Tani të gjithë janë të apasionuar pas tij” – thotë bashkëshortja e Locatellit, e cila ngushëllon partnerin për lënien jashtë në kombëtaren italiane.

()

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook