Me thikë me vete! Arrestohet 40-vjeçari në Tiranë, ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje

Policia në Tiranë ka arrestuar një 40-vjeçar. Në momentet e arrestimit, burri mbante me vete një thikë.

40-vjeçari u prangos, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaluan shtetasin F. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.  Gjatë kontrollit fizik, 40-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë”, njofton policia.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×