Detajet/ Sherri masiv në Pallatin e Sportit në Durrës, ja shkaku i konfliktit mes lojtarëve

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me sherrin masiv, të ndodhur pasditen e sotme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” në Durrës, gjatë ndeshjes U-16, Teuta-Partizani, raporton gazetarja Klodiana Haxhiaj për Arena e Lajmit.

Bëhet me dije se sherri ka nisur në përfundim të ndeshjes, ku në finale të kampionatit kishte kaluar skuadra e Teutës.

Gjatë shtërngimit të duarve, një nga lojtarët e skuadrës së Partizanit ka sharë kundërshtarin e tij dhe në këtë moment ka nisur konflikti mes lojtarëve, ku më vonë në fushë janë futur edhe tifozët që ishin prezent.

Është dashur ndërhyrja e efektivëve të policisë, për të ndalur sherrin, ku gjithashtu shoqëruan në komisariat disa prej personave të përfshirë në konflikt.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×