Superiore/ E ardhmja e Cungut tek Laçi mbetet ende në dyshim

Armando Cungu, ia doli të siguronte objektivin mbijetesë sezonin që sapo u mbyll me Laçin e tij.

Megjithatë nga klubi kurbinas, ende nuk ka asnjë konfirmim sa i takon të ardhmes së teknikut Shkodran, në krye të stolit të Laç-it.

Në fakt, emri i Cungut ka qarkulluar së fundi si kandidat për skuadra të tjera, por gjithçka ka qenë në kuadrin e fjalëve. Edhe vetë trajneri në fjalë nuk e ka bërë të qartë pozicionin e tij që pas ndeshjes së fundit të sezonit me Flamurtarin, ku Laçi fitoi 3-1 dhe fitoi të drejtën për të qëndruar në elitë.

Në anën tjetër, mbetet për t’u qartësuar edhe pozicioni i disa prej lojtarëve që ishin pjesë e Laçit sezonin e fundit, pasi për të ka kërkesa. Më i kërkuari duket se është mesfushori Ujka, për të cilin ka interes nga kampionët e Egnatias.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×