Lista e plotë e Italisë për Euro 2024, trajneri Spalleti largon 3 lojtarë

Italia synon që të bëjë paraqitje pozitive në Europian, aty ku në grup ka skuadra si Shqipëria, Kroacia dhe Spanja. Trajneri i axurrëve, Lucciano Spalleti ka shkurtuar listën, teksa ka larguar nga grumbullimi 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Riccardo Orsolini, Ivan Provedel dhe Samuele Ricci. Tekniku Spalleti ka preferuar që në Euro 2024 të ketë një grup miks, mes futbollistëve me eksperiencë dhe talenteve.

Kështu, përfundimisht, numri një i pankinës ka zgjedhur 26 “luftëtarët” që do të marrin pjesë në Europian.

Ndeshja e parë e italianëve në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Europë është ndaj kuqezinjve të Shqipërisë, sfidë që do të mbahet në  Dortmund, me 15 qershor.

 

(J.S/)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×