Në prag të ndeshjes Shqipëri-Itali, Igli Tare dha një intervistë për “SportWeek”.
“Asllani është i ri, teknik dhe me hapësirë të bollshme për t’u përmirësuar. Ai mund të bëhet një Andrea Pirlo i vogël”.
Italia- “Në rritje. Blloku i Interit i Simone Inzaghit është një ndihmë e madhe dhe shpërthimi i Gianluca Scamacca ka zgjidhur problemin e sulmuesit. Dhe pastaj është Luciano Spalletti, një trajner kreativ, fitues, i cili është mësuar të prekë akordet e duhura te lojtarët e tij” – tha ai.
(J.S/)