Plagosja e anëtarit të bandës së Niklës/ Hakaj po lëvizte me makinë ndërsa autori…

Download

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me plagosjen e një prej anëtarëve të bandës së Niklës.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje të Niklës, ndërsa shtetasi Marklen Haka është plagosur me armë zjarri në fytyrë, saktësisht në nofull.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, por bëhet me dije se personi i plagosur, i cili ndodhet në spitalin e traumës, ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën.

Burime për BalkanWeb bëjnë me dije se Markleni ka qenë duke lëvizur me makinë dhe dyshohet se është qëlluar me pistoletë në nofull nga një person ende i pa identifikuar, i cili lëvizte në këmbë.

 

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×