Presidenti i Augsburgut, Klaus Hofman ka njoftuar dorëheqjen nga klubi në një komunikatë ditën e djeshme.
Hofman u shpreh e prej kohësh vuan nga probleme shëndetësore dhe se e ka të pamundur të zhvillojë aktivitetin si president i klubit dhe njëkohësisht të drejtojë edhe bizneset e tjera që ka.
“Prej kohësh vuaj nga probleme shëndetësore të shkaktuara dhe nga roli në klub dhe në shoqëri të tjera që zotëroj.
Nuk mund t’i kryej këto detyra dhe njëkohësisht të vazhdoj edhe me kurat, kështu që kam vendosur të heq dorë nga roli si president.
Shëndeti është gjëja më e rëndësishme në jetë.”, u shpreh Hofman.
Arena e Lajmit

Loading…