Zjarr në “bllokun e fiqve” në Berat, përparon në tre kodra mes fshatrave Duhanas e Mimias. Zjarrfikësit po luftojnë me flakët

Plantacionet me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat janë përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Gazetarja Eneida Petova raporton për Arena e Lajmit se flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjithë zonën që njihet si “blloku i fiqve”.

Flakët e zjarrit kanë përparuar me shpejtësi drejt tre kodrave mes fshatrave Duhanas e Mimias, ndërkohë që falë ndërhyrjes në kohë të forcave zjarrfikëse zjarri u shmang të përparonte drejt banesave të zonës.Forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur ndërhyrjen me mjete drejt kodrës mbi “bllokun e fiqve”,për shkak të terrenit të thepisur dhe shuarja e flakëve po kryhet me mjete rrethanore.

Burime në vendngjarje bëjnë me dije se zjarri mund të jetë vendosur nga vetë banorët për të djegur mbeturinat por era e ka nxjerrë jashtë kontrollit.Prej disa orësh zjarrëfikësit janë duke luftuar me flakët por ka ende shumë vatra aktive.

Deri tani, parashikohet se është djegur një sipërfaqe rreth 30 ha me shkurre,ferra e barishte si dhe disa pemë ullinj e fiq por ende nuk ka një përllogaritje të saktë pasi zjarri vijon ende.

(Arena e Lajmit)

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×