Minë me telekomandë makinës së policit në Kavajë/ Zbardhet dëshmia e të riut. Ja pista ku po heton policia, dyshohet se…

Capture 94

Detaje të reja në lidhje me ngjarjen në Kavajë, ku makinës së një punonjësi të policisë iu vendos tritol. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në garazhin e një pallati. Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se sipas grupit hetimor ka dy pista ku po hetohet, e para për shkak te detyrës, dhe konfliktet që mund te ketë pasur efektivi i qarkullimit rrugor Lulzim Muça.

Në dëshminë e tij Muça ka deklaruar se nuk ka konflikte dhe dyshon se ngjarja mund të ketë ndodhur për shkak të detyrës. Lënda plasëse, e cila dyshohet se ka qenë rreth 80 gr ishte montuar në pjesën e poshtme të makinës dhe shpërthimi dyshohet se u bë me telekomandë.

Po ashtu mësohet se garazhi ku ishte parkuar automjeti i efektivit nuk kishte kamera sigurie, policia ende nuk ka autorë te dyshuar për ngjarjen.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×