Pas marrjes së gradave, ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, ja emrat dhe pozicionet

Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pas marrjes së gradave. Brenda pak ditëve kanë marrë pozicione të ndryshme disa nga drejtuesit e seksioneve dhe komisariateve.

Ardrit Elmazi me detyrë zëvendës drejtor i krimeve në drejtori, është emëruar në Kukës në postin e drejtorit të kufirit. Në vend të tij, u emërua Lorenc Meta, i cili mbante më herët postin e zëvendës drejtorit të policisë Elbasan.

Në Maliq u komandua shef komisariati Arjan Boçi, i cili ka pasur detyrën e shefit të krimeve në këtë komisariat, pasi Fabiol Qose u emërua asistent i drejtorit të DVP Korçë, pasi drejtoi këtë komisariat për një periudhë prej 2 vite e gjysmë.

Lëvizje ka patur edhe në seksione, konkretisht në seksionin e drogës ku shef u emërua komisar Sefedin Balliu, ndërsa shef i krimeve të rënda u emërua kryekomisar Asllan Zhivanaj.

Pas marrjes së gradave, pritet që të ketë edhe lëvizje të tjera në këtë drejtori si edhe në komisariate e në sektorë të ndryshëm të policisë.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook