Regé-Jean Page në bisedime për t’u rikthyer në sezonin e tretë të ‘Bridgerton’ pas mungesës në sezonin e dytë

RegC3A9-Jean-Page-Bridgerton-2-2

Regé-Jean Page thuhet se është në bisedime për t’u rikthyer në sezonin e tretë të ‘Bridgerton’, pasi ai u hoq nga sezoni i dytë.

Aktori, 34 vjeç, luajti Dukën e Hastings në sezonin e parë të shfaqjes dhe ky personazh mori vlerësimet më të mira si nga fansat ashtu edhe nga kritikët. Por ylli nuk luajti në sezonin e dytë, pavarësisht se gruaja e tij në serial Daphne Bridgerton – e luajtur nga Phoebe Dynevor – u shfaq gjatë gjithë kohës.

Megjithatë, tani ‘The Sun’ ka raportuar se Regé-Jean mund të rikthehet në serialin hit të ‘Netflix’. Një burim i ka thënë se : ‘Regé-Jean ishte gjithmonë shumë i hapur për qëllimin e tij për të lënë shfaqjen pas sezonit të parë dhe për të kaluar në projekte të tjera.Por kohët e fundit ka pasur një dialog mes tij dhe producentëve të serialit. Asgjë nuk është rënë dakord ende zyrtarisht.’

Kjo vjen pasi Regé-Jean u pa si favoriti për të zëvendësuar aktorin Daniel Craig si James Bond pasi ai u largua nga roli i 007.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×