Vllaznia mund Egnatian në Shkodër, përmbysje e Teutës në Korçë

Vllaznia shkëlqen në Shkodër dhe fiton 3-1 ndaj Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e javës së katërt. Malaj, Qato dhe Balaj i dhuruan 3 pikë shkodranëve në “Loro Boriçi”, ndërsa goli i vetëm për rrogazhinasit mban firmën e Ujkës.

Teuta triumfon me përmbysje 2-3 ndaj Skënderbeut. Nikaj realizoi i pari, ndërsa Beqja barazoi shifrat. Preknicaj dhe Kruja “tundën rrjetën” në fraksionin e dytë, në favor të durrsakëve. Në fund, goli i Rashicës shërbeu vetëm për statistikë. Të enjten në orën 19.00 luhen dy ndeshje të tjera të kësaj jave në elitë, Elbasani-Laçi dhe Partizani-Dinamo.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×