FOTO+VIDEO/ E pabesueshme! Siguruan mbijetesën në sekondat finale të kampionatit, shihni festën e shfrenuar të ekipit të njohur europian

Shtutgarti ka arritur të sigurojë mbijetesën në Bundesligë në sekondat finale të kampionatit.

SHTUTGART

Skuadra e njohur gjermane ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Këlnit në stadiumin “Mercedes-Benz Arena”, ku shpëtimtari i ekipit ishte mbrojtësi japonez, Vataru Endo, i cili falë golit të tij në minutën e 90+2′ i dha skuadrës qëndrimin në Bundesligë për sezonin e ardhshëm, në javën e fundit të kampionatit.

Menjëherë pas vërshëllimës së trefishtë të arbitrit kryesor, lojtarët, stafi teknik dhe tifozët “pushtuan” fushën e blertë për të shijuar këtë moment.

SHTUTGART 2

Shtutgarti e përfundoi kampionatin në vendin e 15, një pozicion më lart se “Play-Out”-i duke e mbyllur këtë edicion futbollistik me 33 pikë, ku nga 34 ndeshje kanë koleksionuar 7 fitore, 12 barazime dhe 15 humbje me një golavarazh 41-59.

SHTUTGART 3

– Arena e Lajmit


Loading…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×