VIDEO/ EMRI/ U gjet i vrarë me thikë në serën ku punonte si roje, zbulohet identiteti i viktimës

Ambulance

Zbardhet identiteti i 67-vjeçarit që u gjet i vrarë sot në një serë në Mbrostar Ura të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se bëhet fjalë për shtetasin Petraq Gjika, i cili dyshohet se është vrarë me thikë. Ai u gjet i pajetë në serën ku punonte si roje.

NJOFTIMI I POLICISE

Sot rreth orës 06:40, në fshatin Mbrostar Ura, Fier, në afërsi të serave është gjetur pa shënja jete (dyshohet i vrarë me mjet prerës), shtetasi P. Gj., 67 vjeç, banues në Daullas, i cili ka qënë i punësuar roje te serat.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×