
Kim Kardashian ka folur për herë të parë në lidhje me kritikat e shumta që ka marrë për veshjen e fustanit ikonik të Marilyn Monroe.
40- vjeçarja, u bë kryefjala e tapetit të kuq të Met Gala 2022 kur humbi gati 7 kilogramë në mënyrë që të përshtatej me fustanin ikonik që Monroe veshi në vitin 1962 për t’i kënduar “Happy Birthday” presidentit të atëhershëm John F. Kenedi.
Ndërsa pati shumë debate nëse ylli i realitetit duhej të ishte lejuar ta vishte apo jo – madje edhe stilisti Bob Mackie e dënoi vendimin që u mor për ta veshur atë. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, fansat e ikonës së Hollivudit kanë reaguar të revoltuar javën e kaluar kur dolën pamje se fustani ishte dëmtuar.
Muzeu, i cili bleu fustanin në ankand për gati 5 milionë dollarë dhe vazhdon ta shfaqë atë, lëshoi një deklaratë të enjten duke mohuar se fustani ishte dëmtuar gjatë daljes në Met Gala të Kardashian. Ndërsa themeluesja e Skims u shfaq në emisionin “Today” ditën e sotme për të sqaruar situatën.
“Ne vazhdojmë të shohim komente të tilla si, ‘Fustani është i shkatërruar’… E gjithë kjo nuk është e vërtetë?” Pyeti Hoda Kotb.
“Jo,” u përgjigj Kardashian. “Ripley’s dhe unë kemi punuar kaq mirë së bashku, kishte mbajtës në doreza që ma vunë atë.”
“Ishte një proces i tillë,” tha ajo. “Unë vesha fustanin, u paraqita në tapetin e kuq, ngjita shkallët … Ndoshta e mbajta të veshur për 3- 4 minuta.”
“Unë e respektoj Monroe-n, e kuptoj se sa shumë do të thotë kjo veshje për historinë amerikane. Dhe me temën e ‘Met Gala’ amerikane, mendova, “Çfarë ka më amerikane se Marilyn Monroe t’i këndojë e lumtur Presidentit të Shteteve të Bashkuara?”- vazhdoi ajo.
Kim foli edhe për humbjen e saj drastike të peshës për këtë ngjarje, duke thënë: “Unë e shikoja atë si një rol. Dhe doja shumë ta vishja këtë fustan. Ishte vërtet e rëndësishme për mua.”
“Në fakt më mësoi shumë për stilin e jetës dhe shëndetin tim. Dhe që atëherë, më pas, vazhdova të haja vërtet shëndetshëm. Unë jam gati minus 7 kilogram tani. Nuk po përpiqem të humbas peshë, por kam më shumë energji se kurrë. Kam hequr kaq shumë sheqer. Po haja shumë ushqime të padëshiruara… Thjesht ndryshova plotësisht stilin tim të jetesës.”- përfundoi Kim.