Pronarët e rinj të klubit të Çelsit duket se kanë nisur menjëherë nga puna, për të krijuar një ekip konkurrues për çdo trofe sezonin e ardhshëm dhe janë gati për të kryer dy afrime të bujshme pa u hapur ende merkato.
Pas akordit të arritur me mesfushorin e Interit, Ivan perisiç, emri i dytë për Tomas Tuhel duket se është mesfushori brazilian i Realit të Madridit, Kasemiro.
Ançeloti nuk ka ndërmend ta shesë mesfushorin, por oferta prej 42 milionë paundësh duket se mund t’i prishi mendjen teknikut italian.
Arena e Lajmit

Loading…