Pas fitores së djeshme ndaj Sfintul George me rezultatin 0-2 në transfertë, Sherif Tiraspol ka ngritur trofeun e kampionit në Moldavi.
Festë e dyfishtë ka qenë edhe për Regi Lushkjen, i cili përveç shpalljes kampion ka realizuar gol me penallti në minutën e 90+2′.
Së fundmi me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Instagram”, mesfushori kavajas ka postuar një foto me trofeun e kampionit duke shkruar:”Champions 2021-2022″.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Sherifit të Tiraspolit, 25-vjeçari është aktivizuar gjithsej në kampionat në 7 ndeshje ku ka realizuar 2 gola dhe duke mos dhuruar asnjë asist për shokët e skuadrës.
– Arena e Lajmit

Loading…