Kampionati spanjoll i ka mbyllur llogaritë sa i përket titullit, por shumë çështje të tjera mbeten hapur. Natyrisht që ka dhe nga ato skuadra që në pamje të parë nuk luajnë për asgjë, por në të vërtetë nuk është kështu. Në 180 minutat e fundit mjaft klube luajnë për miliona euro.
Kjo sepse me dekret mbretëror çdo pozicion përfundimtar në La Liga vlen miliona, me pak fjalë, llogaritet në nivelin e të ardhurave që klubet do të përfitojnë. Ligji përcakton se gjysma e të ardhurave bëhet në mënyrë të barabartë midis 20 klubeve të La Ligës. Gjysma tjetër është e ndarë në dy pjesë: njëra prej tyre bazuar në atë që quhet përfitimi social i çdo klubi, pra grumbullimi i të ardhurave nga abonimet, mesatarja e të ardhurave të pesë sezoneve të fundit dhe gjenerimi i të ardhurave nga të drejtat televizive.
Gjysma tjetër bazohet në rezultatet sportive, të cilat përbëjnë në fakt 25% të totalit të të ardhurave. Çdo klub merr një shumë të caktuar bazuar në renditjen përfundimtare me klubin kampion që merr 17% të asaj pjese, teksa skuadra e vendit të fundit merr vetëm 0.25% të shumës, ose diçka më pak se 1 milion euro. Ndër tetë skuadrat e klasifikuara nga vendi i parë deri në të tetin, çdo pozicion mbi ose poshtë nënkupton rreth shtatë milionë euro. Me zbritjen në renditje dallimet zbuten.
Arena e Lajmit

Loading…