Emri/ U kap në “shtëpi bari”, shqiptari dënohet me 30 muaj burg

Një burrë u kap duke rritur 195 bimë kanabis me një vlerë të mundshme rruge prej 204,750 £ në një banesë. Redon Selamaj, 28 vjeç, u arrestua pasi policia bastisi pronën në Newport’s Summerhill Avenue në një operacion që u finalizua më 19 gusht.

Oficerët gjetën një “organizim të sofistikuar” ku banesa ishte shndërruar në një fermë kanabisi. Gjykata e Cardiff Crown dëgjoi se Selamaj ishte një shtetas shqiptar, jeta e të cilit ishte në rrezik nga duart e “njerëzve shumë të rrezikshëm” nga vendlindja e tij.

“I pandehuri i tha policisë, se ‘ata më kanë kërcënuar se do të më vrasin babanë tim. Më thanë se kishte kamera që shikonin pronën në çdo kohë”, u raportua në gjykatë.

Redon Selamaj.png.article 620 (1)
Redon Selamaj.png.article 620 (1)

Selamaj, pa vendbanim fiks, u deklarua fajtor për prodhimin e drogës së klasit B. Ai nuk kishte asnjë dënim të mëparshëm. Ai u dënua me 30 muaj burgim, duke përfituar ulje me 10 muaj, pais pranoi akuzën. Ai do të mund të lirohet pasi të ketë kryer jo më pak se gjysmën e dënimit.

Gjykata urdhëroi konfiskimin dhe asgjësimin e bimëve të kanabisit.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×