Kërkoi lirimin nga qelia, rrëzohet kërkesa për ish-gjyqtaren Enkeleida Hoxha  

1615459193 Enkeljdahoxha1

Gjykata ka rrëzuar sot kërkesën e ish-gjyqtares Enkeleida Hoxha, e cila ndodhet pas hekurave për korrupsion. Kjo e fundit kërkoi ndryshim të masës së sigurisë ‘arrest me burg’.

Prej 11 shkurtit të vitit të kaluar Hoxha u arrestua me urdhër të SPAK. Bashkë me 9 persona të tjerë të vënë në pranga gjatë operacionit, ata akuzohen se kishin ngritur një skemë përmes të cilës ulnin dënimet ose lironin nga burgu të dënuar për vepra të rënda penale kundrejt parave.

VENDIMI I GJYKATES
Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 11.06.2022, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u shpall vendimi  lidhur me çështjen nr. 113, datë 09.06.2022 regjistrimi, me objekt “ankim ndaj vendimit mbi konstatimin e shuarjes së masës së sigurimit personal “arrest në burg””, në ngarkim të të pandehurës E.H., ku trupi gjykues i përbërë nga kryesuese Miliana Muça, anëtare Saida Dollani dhe Igerta Hysi, vendosi:

1.Rrëzimin e kërkesës së kërkueses, të pandehurës E.H., me objekt “konstatimi i shuarjes së masës së sigurimit “arrest në burg” caktuar me vendimin nr. 14, datë 10.02.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×