Xhakomo Vrioni është duke zhvilluar një sezon të shkëlqyer në kampionatin austriak me fanellën e Tirolit. Shqiptari ka realizuar 16 gola në kampionat, ndërsa ndjek në garën për “Këpucën e artë” Adejemin e Salcburg i cili ka 19 të tillë.
I huazuar nga Juventus, 23 vjeçari shqiptar ka zgjuar interesin e shumë klubeve të njohura Europiane, që kanë hedhur “grepat” për ta pasur Vrionin në ekip.
Së fundmi mediat turke bëjnë me dije se sulmuesin është duke e vëzhguar edhe Beshiktash. Vrioni pëlqehet shumë nga trajneri i Valerien Ismael, që ka kërkuar angazhim nga klubi për ta afruar në merkaton e verës.
Sipas të njëjtit burim,, skuadra e njohur ka kërkuar fillimisht lojtarin e Sociedad, Sorloth. Nga pamundësia për té finalizuar transferimin, drejtuesit e klubit kanë pyetur trajnerin e Beshiktash, Ismael: “A nuk ka sulmues tjetër si norvegjezi?”. Në këtë moment trajneri ka dhënë emrin e Xhakomo Vrionit, që ka tipare të ngjashme me norvegjezin e Sosiedatit dhe pëlqehet shumë nga tekniku i Beshiktashit.
Arena e Lajmit

Loading…