U vra në atentat me eksploziv, makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari nuk ishte e tij, zbulohet pronësia

Shperthimi Me Tritol

Makina me të cilën udhëtonte 27-vjeçari Aleksandër Sadikaj, ku ishte vendosur dhe eksplozivi që i mori jetën nuk ishte e regjistruar në emër të tij.

Gazetari Igli Çelmeta raportoi për “BalkanWeb” duke iu referuar burimeve nga policia se pronari i mjetit me targa AB077PO me të cilin udhëtonte 27-vjeçari rezulton Petrit Osmani.

Policia po heton në disa pista për atentatin me eksploziv që i mori jetën të riut.

Një prej tyre ka të bëjë me aktivitetin kriminal të viktimës dhe dyshimet prishje të pazareve të drogës, ndërsa pista tjetër ajo e konflikteve të mëparshme.

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×