
Zjarri i rënë pranë kufirit me Greqine, në zonën pyjore të Leskovikut, në afërsi të piramidës 17 është fikur.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Arena e Lajmit se zjarri preku sipërfaqe me shkurre në territorin tonë dhe sipas informacioneve janë djegur rreth 5 dynym me ferra,shkurre dhe barishte duke shpëtuar kurorat e pishave në zonën e zjarrit.
Për të bërë të mundur kufizimin e kësaj vatre deri në fikjen totale të saj punuan forcat zjarrfikëse të bashkisë Kolonjë, punonjës të policisë kufitare dhe shërbimit pyjor.
(Arena e Lajmit)
and then