Duket se skuadra e mëdha në Spanjë e kanë mbyllur para kohe sezonin e tyre në La Liga, duke mos u shqetësuar shumë për sfidat e fundit të kampionatit pasi kanë arritur objektivin që i kishin vendosur vetes.
Kampionët e Real Madrid janë të përqendruar vetëm te finalja e Ligës së Kampioneve dhe sot regjistruan një ndalesë në kampionat përballë Kadiz, duke barazuar me shifrat 1-1 edhe pse kishin qenë të parët në avantazh me anë të Mariano Diaz. Sobrino shënoi më pas për vendasit të cilët e shohin veten të rrezikuar për rënien pas këtij rezultati.
Barazim pa gola për Barcelonën ndaj Getafes, ndërsa Atletiko Madrid u nda 1-1 me Seviljen, rezultat që gjithsesi i mjaftoi për të siguruar matematikisht praninë në Ligën e Kampioneve në sezonin e ardhshëm.
Sa i përket mbijetesës, Levante dhe Alavesh kanë rënë, ndërsa skuadra e tretë do të zgjidhet mes një grupi që fillon nga Getafe e vendit të 14, e përfundon te Kadiz i vendit të 18. Në mes është edhe Granada e Uzunit, e cila në javën e fundit luan me Espanjolin e Bares dhe i duhen medoemos tre pikët.
REZULTATET
Atletik Bilbao-Osasuna 2-0
33’ Berenguer, 79’ Vijalibre
Atletiko Madrid-Sevilja 1-1
30’ Himenez / 85′ En-Nesiri
Real Betis-Granada 2-0
14’, 88’ Huanmi
Selta Vigo-Elçe 1-0
9’ Denis Suarez
Majorka-Rajo Vajekano 2-1
13’ Muriqi, 90’ Prats / 60’ Cis
Getafe-Barcelona 0-0
Kadiz-Real Madrid 1-1
37’ Sobrino / 5′ M. Díaz
Levante-Alavesh 3-1
53’ Duarte, 74’ Marti, 90’ Morales / 36′ Hoselu
Vijareal-Real Sociedad 1-2
43’ Kokelë / 56′ Isak, 73′ Zubimendi
Arena e Lajmit

Loading…