Me pistoletë e municion luftarak në çantë, momenti kur policia kap “mat” vlonjatin (Video)

Policiaaaaa

Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Inside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar 33-vjeçarin O. K., i cili qarkullonte me armë zjarri me vete. Policia ka sekuestruar armën e zjarrit tip pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në lagjen “24 Maj”, Vlorë, lëvizte një shtetas me armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Inside”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-O. K., 33 vjeç, banues në lagjen “24 Maj” Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit.

Gjatë kontrollit të shtetasit O. K., shërbimet e Policisë gjetën në çantën e tij, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×