“Dhoma gazi për shqiptarët”, ofendime dhe thirrje nacionaliste në Maqedoninë e Veriut, ndërpritet ndeshja e Shkëndijës

Shkëndija fitoi 0-1 në ndaj Pelister në ndeshjen e vlefshme për kampionatin e Maqedonisë së Veriut, por jo gjithçka ka shkuar si duhet në Stadion Petar Milosevski (Bitola).

Tifo-grupi i skuadrës vendase, e njohur me emrin “Çkembari” disa minuta para fundit të takimit, ka brohoritur “dhoma gazi për shqiptarët”, pas së cilës i është bashkuar edhe pjesë tjetër e tifozëve në stadiumin në Manastir.

Ky veprim ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm te Shkëndija, duke u ankuar te delegati i ndeshjes dhe vërejtja e tyre është shënuar në procesverbalin përkatës të sfidës. Ndeshja u ndërpre për disa minuta ndërsa nuk mund të lihet pa përmendur fakti, që përmes altoparlantit u kërkua që të ndaleshin brohoritjet nacionaliste.

(J.S/)


Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook